Prokuroria kërkon paraburgim për shkupjanin 34-vjeçar i cili dyshohet për prodhim dhe shitje të substancave narkotike.
Nga Prokuroria thonë se substancat narkotike janë gjetur në banesën e të dashurës së dilerit, ku ai po qëndronte.
“Më 23 janar, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dashurës së të dyshuarit, ku ai ishte duke qëndruar, zyrtarët policorë nga Njësia për tregti të paligjshme në SPB-Shkup, tek i dyshuari gjetën 37,55 gramë heroinë, të paketuara në 13 pako individuale të destinuara për shitje të mëtutjeshme. Gjithashtu, u gjetën 58,24 gramë përzierje kafeinë dhe paracetamol me gjurmë heroine, si dhe një tabletë e substancës psikotrope 3,4-metilen dioksimetamfetaminë (MDMA) dhe sende të tjera me gjurmë të lëndës narkotike”, thonë nga Prokuroria.