Site icon Telegrafi

Kërkohet paraburgim për një nga të akuzuarit në ‘Fabrika për afera’

Për një nga personat të cilët dje në aksionin për lëndën e njohur si “Fabrika për afera” është arrestuar dhe prokurori publik kompetent ka sjellur vendim për paraburgim, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Personi, sipas Shërbimit Informativ të Prokurorisë Publike të Maqedonisë, është akuzuar për kryerjen e një krimi – prodhim të paligjshëm, posedim dhe tregti me armë ose materiale ‘shpërthyese’ në bazë të nenit 396 të Kodit Penal.

Nga PSP thonë se tre prej pesë janë të privuar nga liria, me vlerësim nga prokuroria dhe në bazë të saj nuk mbahen në paraburgim policor. Personi i pestë mbahet dhe siç thuhet në njoftimin publik do të njoftohet mëtej për vendimin në procedurë që do të sillet nga Prokuroria. /Telegrafi/

Exit mobile version