Në gjykatën penale në Shkup sapo përfundoi marrja në pyetje e Mile Janakieskit dhe Spiro Ristovski të cilët bashkërisht me Trajko Veljanovskin sot pasdite u arrestuan me dyshimin se janë pjesë e organizatorëve për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.
Pritet nga gjykata të deklarohet rreth kërkesës nga prokuroria për caktimin e masës së paraburgimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Prokurorja Vilma Ruskoska tha se kërkesa paraburgim është për shkak të rrezikut nga arratia, ndikimi te dëshmitarët dhe pengimin e hetimit. Ajo para mediave ceku se Veljanoski ka dalë nga gjykata për shkak se ka imunitetin e deputetit.
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski këto arrestime i cilësoi si “përndjekje politike” dhe se të gjithë prokurorët publik dhe gjyqtarët, një ditë do të japin përgjegjësi për të gjithë veprimet e tyre. /Telegrafi/