Site icon Telegrafi

Kërkohet paraburgim për inspektorin e DAP-it, i dyshuar për marrje ryshfeti

Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit deri tek gjykata ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për inspektorin e Drejtorisë së të Ardhurat Publike-Tetovë, i cili dyshohet se ka kryer vepër penale keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave për marrje ryshfeti.

Siç informojnë nga Prokuroria, inspektori i dyshuar ka kërkuar ryshfet prej 300 eurove nga një pronar i kompanie tek i cili është kryer kontroll dhe ku janë konstatuar parregullsi.

“Edhe pse i dëmtuari ka paguar gjobë për parregullsi e konstatuara, i dyshuari ka vazhduar që t’i lajmërohet dhe dërgoi porosi me të cilën ka kërkuar ryshfet sepse nuk ka kryer mbylljen e një hapësire. I dëmtuari e ka paraqitur në polici rastin dhe më 4 shkurt janë dakorduar që të takohen me të dyshuarin në një objekt hotelerik në Gostivar. Pastaj ai i ka dorëzuar 150 euro”, thuhet në deklaratë./Telegrafi/

Exit mobile version