Site icon Telegrafi

Kërkohet paraburgim për hajnat e televizorëve

Prokuroria Themelore e Pejës, kërkon nga Gjykata Themelore për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurve, B.K. dhe D.SH., për shkak të dyshimit se të njëjtit kishin për të kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Prokuroria Themelore e Pejës ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të pandehurve B.K. dhe D.SH., për shkak se të njëjtit me datën 14 prill të këtij viti,  në një lokal në qendër të Pejës, me mjete të forta hapin derën kryesore dhe nga aty marrin 5 televizorë, 3 telepilot, 1 drinbox,  ku me pas largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Seanca dëgjimore për caktimin e kësaj mase pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake.

Exit mobile version