Site icon Telegrafi

Kërkohet paraburgim për arsimtarin nga Deçani, i njëjti po dyshohet për sulm seksual dhe kanosje

Prokuroria Themelore e Pejës ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj arsimtarit V.S i cili dyshohet se ka sulmuar seksualisht një nxënëse të shkollës fillore “Lidhja Prizrenit” në Deçan.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

Nikçi gjithashtu ka bërë të ditur se i pandehuri përveç veprës penale “sulm seksual” dyshohet edhe veprën tjetër penale “kanosje”.

“Është dorëzuar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit nga Prokurori i Shtetit ndaj të pandehur për dy vepra penale “sulm seksual” dhe “kanosje””, ka thënë Nikçi.

Lexo po ashtu Suspendohet për gjashtë muaj arsimtari nga Deçani që dyshohet se puthi nxënësen

Ai ka shtuar se i dyshuari V.S dyshohet se ka kanosur edhe personin që ka bërë video-incizimin.

Arsimtari është suspenduar nga puna për gjashtë muaj.  Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar drejtori i Arsimit në komunën e Deçanit, Besnik Hulaj.

“Po është suspenduar për gjashtë muaj, dhe i njëjti do të kaloj në komision disiplinor”, ka thënë Hulaj.

Ngjarja ka ndodhur të premten, teksa është filmuar me telefon, fshehurazi përmes derës së klasës, ku i dyshuari shihet teksa bisedon për pak çaste me nxënësen dhe më pas e puthë në buzë. /Telegrafi/

Exit mobile version