Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit me iniciale Xh.I., për shkak të dyshimit të veprës penale “Sulmi seksual”.
“Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se nga muaji prill 2023 deri në 24 Prill 2024, në kohë të pacaktuar, në Shtime, për qëllime seksuale e ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën- e mitur, e cila ishte e moshës nën 16 vjet, me pëlqimin e saj, e konform nenit 225 të KPRK-së, shprehja “pëlqim” nënkupton pajtimin e vullnetshëm të personit që ka arritur moshën 16 vjet, andaj, konsiderohet se e dëmtuara, nuk ka dhënë pëlqim, me të cilën në vazhdim do të kryente veprën penale “Sulmi seksual” nga neni 229 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 dhe lidhur me nenin 77 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.
I pandehuri, me vendim të Prokurorit të Shtetit, që nga data 24 Prill 2024, gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur.
Telegrafi ka raportuar sot se i dyshuari është i moshës 22 vjeç, kurse viktima e moshës 15 vjeçare. /Telegrafi/