Telegrafi

Kërkohet paraburgim për 22-vjeçaren nga Gjilani që plagosi një burrë

Prokuroria Themelore në Gjilan, njofton se ka ndaluar për 48 orë 22-vjeçaren nga Gjilani me inicialet A.S, e cila dyshohet për “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Lidhur me këtë rast, Prokurori i Shtetit ka filluar hetimet dhe ka ushtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan.

Lexo po ashtu "Vrasje në tentativë” në Gjilan, arrestohet një 22 vjeçare

Policia e Kosovës njoftoi sot se në orët e hershme të mëngjesit, nga Qendra Emergjente Rajonale Gjilan është informuar se aty ishte sjellë një person i lënduar si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante. Sipas raportit të mjekut viktima P.C. (1983) Shqiptar, shtetas i Kosovës është jashtë rrezikut për jetë.

Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se e dyshuar në lidhje me rastin është një femër shqiptare, shtetase e Kosovës – viti i lindjes (2000), e cila dyshohet se ka shkrepur nga arma. Për momentin nuk dihen motivet e incidentit”, u tha në njoftimin për media.

Një armë pistoletë dhe 40 copë fishekë të së njëjtës armë janë konfiskuar në vendin e ngjarjes si prova materiale për Gjykatë.

Sipas raportimeve në media, i plagosuri është ‘Prince Vali Corleone’. /Telegrafi/