Telegrafi

Kërkohet paraburgim ndaj të miturit për tentim vrasje

Foto:

Prokuroria Themelore në Gjilan, sot ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një të mituri, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasje në tentativë’’.

Përmes një komunikate, Prokuroria thotë se kërkesa është paraqitur për shkak të dyshimit të bazuar se më 07 shkurt, në fshatin Smirë, komuna Viti, i mituri 17 vjeç, për shkak të një mosmarrëveshje me të dëmtuarin V.M., me veprimet e tij, me dashje ka tentuar që të njëjtin ta privoj nga jeta, duke e goditur me një brisk, dy herë në kokë dhe fytyrë, ku si pasojë e goditjeve i ka shkaktuar lëndime trupore, për të cilat i dëmtuari ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente të Spitalit Regjional në Gjilan.

Sipas njoftimit, Prokuroria ka kërkuar që ndaj të miturit të caktohet kjo masë, në mënyrë që të mos pengohet rrjedha e procedurës penale, pasi që ekziston rreziku i ndikimit te i dëmtuari, dëshmitarët dhe rreziku i përsëritjes së veprës penale, me pasoja edhe me të rënda, transmeton Telegrafi.