Site icon Telegrafi

Kërkohet paraburgim për personin që dyshohet se dhunoi 12-vjeçaren në Kamenicë  

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, nga Gjykata Themelore në Gjilan, kundër të pandehurit M.J., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunim”.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri M.J., gjatë muajit tetor 2021, në komunën e Kamenicës, e ka keqpërdorur seksualisht të miturën e moshës 12 vjeçare.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i pandehuri gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.

Lexo po ashtu Dhunohet një e mitur në Kamenicë, arrestohet i dyshuari

Lidhur me këtë ka reaguar sot edhe deputetja e LVV-së, Vasfije Krasniqi-Goodman ka reaguar ndaj dhunimit të një vajze të mitur në komunën e Kamenicës.

Krasniqi-Goodman, ka thënë se ky është një lajm i tmerrshëm. Ajo u ka bërë thirrje policisë dhe organeve të drejtësisë që të veprojnë ndaj kriminelëve. /Telegrafi/

Exit mobile version