Telegrafi

Rasti “Brezovica”, kërkohet paraburgim ndaj një dyshuarit për marrje ryshfeti

Prokuroria Themelore në Ferizaj njoftoi të martën se me vendim të Prokurorit të Shtetit, lidhur me rastin “Brezovica”, ka ndaluar të dyshuarin A.Sh., në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Sipas njoftimit, i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

I pandehuri A.Sh., ndodhet në ndalim që nga data 12 Shtator 2022, ndërsa, sot, ndaj tij, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka parashtruar kërkesë në Gjykatën Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

“Sepse ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti, në vitin 2018 në bashkëkryerje ka kryer veprën veprën penale “Marrja e ryshfetit” në ndihmë nga neni 428 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 dhe 33 të KPRK-së”, thuhet në komunikatën për media. /Telegrafi/