Telegrafi

Kërkohet paraburgim ndaj gjakovarit që iu gjeten 33 bimë të llojit kanabis sativa

Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata ndaj të pandehurit J.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

“Prokuroria njofton se, nga data e pa vërtetuar e deri më 14 shtator 2022 , i pandehuri J.B., në Komunën e Gjakovës, pa autorizim kultivon bimë të hashashit, shkurres e kokainës ose bimën e kanabisit, me qëllim të prodhimit të narkotikëve ose substancave psikotrope”, thuhet në njoftimin për media.

Prokuroria ka njoftuar se në oborrin e shtëpisë së të pandehurit, janë gjetur 33 bimë narkotike të llojit kanabis sativa, si dhe në shtëpinë e veturën e tij i janë gjetur edhe 560 gramë marihuanë, dhe një peshore elektronike, të cilat janë sekuestruar nga ana e policisë.

“Prokurori i rastit ndaj të pandehurit J.B., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/