Site icon Telegrafi

Kërkohet paraburgim ndaj dy personave në Gjakovë për blerje dhe shpërndarje të narkotikëve

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve F.B dhe EL për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas kërkesës, më 21 shtator 2021, në fshatin Pjetershan, Komuna e Gjakovës, përderisa ishin duke lëvizur me veturë, të dyshuarit F.B., dhe E.L., ndalohen nga patrulla e policisë kufitare, rajoni “Perëndimi”, ku gjatë kontrollit, tek ulësja e pasagjerit janë gjetur nëntë qese të mbushura me substancë, ngjyrë të gjelbër që dyshohet të jetë narkotikë i llojit Marihuanë, e të cilën gjithashtu dyshohet se e kishin blerë në Shqipëri tre ditë më përpara se të ndaloheshin nga policia.

Prokurori i rastit ndaj dy të pandehurve, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe të njëjtit me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim nga data 21 shtator 2021. /Telegrafi/

 

 

 

 

Exit mobile version