Telegrafi

Kërkohet paraburgim ndaj djalit që rrahu nënën e tij

Prokuroria Themelore në Gjakovë, njofton se sot ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë-Dega në Malishevë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.M., nga Komuna e Malishevës, për shkak se ka sulmuar fizikisht nënën e tij Xh. M.

Rasti ka ndodhur në shtëpinë e tyre, ku pas një mosmarrëveshje që kishin, për shkak se i pandehuri i ka kërkuar para nënës së tij e pasi që e njëjta nuk kishte para për ti dhënë, ai së pari ka filluar të thyejë gjëra në shtëpi dhe pastaj e ka goditur të dëmtuarën, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej një muaji.