Telegrafi

Kërkohet “One stop shop” edhe në mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, së bashku me zv. ministrin Agim Nuhiu dhe kryetarin e Komunës së Resenit, Zhivko Gosharevski, u takuan sot me Ministrin e Brendshëm Shqiptar, Sander Lleshaj në Pustec, si dhe me kryetarin e komunës së Pustecit, Pali Kolevski dhe deputetin Vasil Steriovski, anëtar i parlamentit shqiptar nga ky rajon.

Duke falënderuar kryetarin e Komunës së Pustecit për iniciativën për të organizuar takimin, ministri Spasovski theksoi se promovimi i sigurisë si bazë për zhvillimin e shteteve është me interes të ndërsjellë dhe parësor si për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për Shqipërinë.

Ai posaçërisht theksoi nismën për një qasje të integruar në funksionimin e vendkalimit kufitar në Qafë Thanë, në mënyrë që të lehtësojë dhe përshpejtojë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave, që do të funksiononte përmes principit One stop shop./Telegrafi/