Telegrafi

Kërkohet njohja nga shtetet e KE-së

Sipas komunikatës së Zyrës për medie të Kuvendit, temë kryesore e këtij takimi ka qenë miratimi i një rezolute dhe i rekomandimeve për situatën në Kosovë. Rezoluta dhe rekomandimet janë bërë në bazë të raportit të Bjorn Fon Sidow.

Gjatë seancës, që ka zgjatur për rreth dy orë, deputetët Hamiti dhe Hyseni kanë dhënë përgjigje dhe sqarime për pika të veçanta të Rezolutës dhe Rekomandimeve për Kosovën.

Rezoluta dhe Rekomandimet kanë të bëjnë, në mënyrë të veçantë, me krijimin e institucioneve demokratike në Kosovë, me sundimin e ligjit dhe me të drejtat e njeriut. Hamiti dhe Hyseni kanë kërkuar me këtë rast nga vendet e Këshillit të Evropës që ta njohin Kosovën, në mënyrë që brenda këtij institucioni të krijohet status përkatës për vendin tonë, që do të hapte mundësi për bashkëpunim dhe komunikim normal. /Telegrafi/