Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër në qytetin e Ferizajt është zhdukur.
Ankuesi e ka njoftuar Policinë se që nga dita e djeshme vajza është larguar nga shtëpia dhe askush nuk di asgjë për vendndodhjen e saj.
Informacionin për zhdukjen e vajzës, policia e ka marrë të shtunën rreth orës 13:30.
Policia nuk jep detaje për identitetin as moshën e vajzës së zhdukur. /Telegrafi/