Platforma e organizatave qytetare për luftë kundër korrupsionit, përmes një kërkese me shkrim, i drejtohet Kuvendit të Maqedonisë dhe Qeverisë, si edhe Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), nga të cilët kërkon një trup profesional për antikorrupsion.
Kërkesa u është drejtuar edhe partive politike, ndërsa mendojnë se ky trup do të veprojë me efikasitet, të pavarur dhe me integritet të lartë në realizimin e procedurave për parandalimin e korrupsionit.
Platforma kërkon ndryshim të modelit të tanishëm për zgjedhjen e anëtarëve të KSHPK-së, që duhet të bazohet në kompetencë dhe integritet, pa ndikime partiake, përmes një shpallje publike për kandidatët në Kuvendin e Maqedonisë./Telegrafi/