Telegrafi

Kërkohet një muaj paraburgim për personin që dyshohet se vrau gjyshin e tij

Foto: Ilustrim

Një muaj paraburgim është kërkuar të vendoset ndaj personit D.I., i cili dyshohet se e ka vrarë gjyshin e tij, K.I., në fshatin Izvor të Novobërdës.

Në njoftimin e dërguar nga Prokuroria Themelore e Gjilanit thuhet se Departamenti për Krime të Rënda ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurit për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’.

Lexo po ashtu Raportoi se gjyshi bëri vetëvrasje, policia arreston nipin si të dyshuar për vrasje në Novobërdë

“Sipas kërkesës, dyshohet se më 15 Janar 2021, rreth orës 20:40 minuta, në fshatin Izvor Komuna e Novobërdës, i pandehuri D.I., ka privuar nga jeta tani të ndjerin K.I., në atë mënyrë që e ka goditur 12 herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse”.

“Me këto veprime, i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale të sipërshënuar”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/