Telegrafi

Kërkohet një moderator i ri për një spektakël të ri televiziv

Një shans i madh për të gjithë ata që kanë talent, dëshirë të bëhen të famshëm si moderator apo moderatore në një spektakël televiziv, mbahet një audicion shumë i rëndësishëm për mediat tona.

“Grand Media Enterteinmant” është në kërkim të fytyrave të reja për një spektakël të ri, ky është produksioni më i madh në mediat shqiptare që ka realizuar një show dhe të gjitha emisione kanë arritur suksese të mëdha dhe shikueshmeri të lartë.

Çka duhet të ketë një person për t’u bërë pjesë e ndonjë show të ri?

Pamje të mirë tërheqëse, të moderojë origjinal me emocione, të ketë një komunikim të mirë në jetën private që di të bëjë atmosferë edhe në rrethin e shoqërisë së tij, të flasë gjuhën pastër në jetën e përditshme.

Gjithsesi është mirë që ta provoni, ndoshta e keni talent moderimin por ju nuk e keni ditur, ejani dhe provojeni ndoshta e keni ndonjë pikë të fort si moderimin, humorin, atraktivitetin, provokimin, komunikimin etj.

Të gjithë ata që dëshirojnë të kenë një punë të mirë, të bëhen të famshëm brenda një kohe shumë të shkurtë, mund ta testojnë veten duke aplikuar KËTU. /Telegrafi/