Për pandën 3-vjeçe Mei Lan, krahas mësimit të gjuhës kineze është paraparë edhe një tretman i veçantë i ushqimit, si dhe njohja me pandat e gjinisë mashkullore, në qendrën e pandave ne provincën Sechuan.
Sipas një marrëveshjeje në mes të Kinës dhe SHBA-ve, të gjitha pandat gjigante me prejardhje nga Kina – të cilat u janë huazuar kopshteve zoologjike nëpër botë për studim dhe ekspozim disavjeçar, duhet të kthehen në Kinë.
Mësimi i gjuhën kineze për pandën Mei Lan, e cila ka jetuar në kopshtin zoologjik në Atlanta që nga lindja e saj në vitin 2006, sipas ekspertëve është i domosdoshëm, ngase ajo nuk merr vesh asnjë fjalë në gjuhën kineze. /Telegrafi/