Telegrafi

Kërkohet nga skuadrat më të mëdha evropiane, Neuhaus flet për të ardhmen e tij

Florian Neuhaus është njëri nga mesfushorët më të vlerësuar këtë vit në Bundesliga.

Mesfushori gjerman ka bërë paraqitje të mëdha me Borussia Moenchegladbach dukw zgjuar interesimin e skuadrave më të mira në Evropë.

23-vjeçari ka zhvilluar 30 ndeshje mes kampionatit, kupës dhe Ligës së Kampionëve ku ka shënuar gjashtë gola e ka bërë po aq asistime.

Në një intervistë për revistën gjerman Kicker, Neuhaus ka folur rreth të ardhmes së tij.

“Unë kam një kontratë deri në vitin 2024 dhe kam qëllime të mëdha me Gladbachun, kjo është ajo që po mendoj tani”.

“Për momentin transferimi në ndonjë klub tjetër nuk është në mendje tek unë”, tha gjermani.

Neuhaus kërkohet nga skuadrat më të mëdha si Liverpool, Arsenal, Manchester City, Real Madrid, Juventus, Bayern Munich e Borussia Dortmund.

“Jam shumë i lumtur te Borussia. Ky është një klub që më ka dhënë besim për tu zhvilluar dhe nuk e di se çfarë do të ndodh me të ardhmen”, deklaroi reprezentuesi gjerman.

Neuhaus ka një klauzolë largimi prej 40 milionë euro, shumë që nuk është fare problem të paguhet nga skuadrat që po e kërkojnë atë. /Telegrafi/