David Raya është një nga portierët më të mirë këtë edicion në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.
Portieri spanjoll ka pasur paraqitje fantastike te Brentfordi duke shkëlqyer me pritjet e tij.
E falë paraqitjeve të mira, Raya është gati për ta bërë hapin e madh në karrierë, pasi është bërë objektiv kryesor i Chelseat dhe Manchester United për portën.
27-vjeçari ka kontratë me skuadrën bardhekuq edhe një vit dhe Brentford ka vendosur ta shesë atë pasi Raya nuk dëshiron ta vazhdoj kontratën.
Skuadra angleze tanimë i ka njoftuar dy gjigantët e Ligës Premier se për ta marrë Rayan duhet paguhen 40 milionë euro.
Si Chelsea ashtu edhe Man Utd pritet të bëjnë ndryshime në portë dhe RAya është objektivi kryesor i tyre.
Reprezentuesi spanjoll është në futbollin anglez që nga viti 2012 kur fillimisht ishte bashkuar me akademinë e Blackburnit, derisa pjesë e Brentfordit është që nga viti 2019.
Raya ka mbrojtur këtë edicion në 35 ndeshje në Ligën Premier, ku 11 prej tyre e ka mbajtur portën e paprekur. /Telegrafi/