Qeveria nuk ka sjellur ende vendim për propozim-ndryshimet e Ligjit për zgjedhje që i propozon Ministria për bujqësi, pylltari dhe ujra, me të cilat ndryshime duhet të mundësohet pagesa pa pengesë e subvencioneve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas ministrit Mihaill Cvetkov, propozimet janë shqyrtuar në senancë qeveritare të premten ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Komisionit shtetëror për pengimin e korrupsionit.
Komisioni në fjalë është obliguar që t’i shqyrtojë të gjitha ligjet, përfshirë edhe atë penal që kufizon pagesën e subvencioneve në periudhën deri në formimin e qeverisë së re.
Për këtë pikë do të diskutohet përsëri në seancën e radhës qeveritare./Telegrafi/