Site icon Telegrafi

Kërkohet ndryshim i ligjit për punëtorët sezonal

Organizata e punëdhënësve të Maqedonisë (OPM) kërkon përmirësimin e modelit të paraqitjes së punëtorëve sezonal në sigurimin shëndetësor të detyrueshëm, me ç’ka do të rritet sigurimi social i këtyre personave dhe do të eliminohet pagesa e gjobave të mëdhaja për punëtorët e paparaqitur, transmeton Telegrafi Maqedoni.

OPM-ja do të konsultohet me punëdhënësit për të propozuar një model të ri për angazhimin e punëtorëve sezonal, përmes të ashtuquajturve kupona ditorë për pagesën e kontributeve, me të cilat besojnë se do të arrihet zbatim më efikas i rregullave ligjore, për lajmërimin e këtyre punëtorëve.

Në takimin e OPM-së, u shqyrtua përvoja kroate në lajmërimin e punëtorëve sezonal, ndërkaq pas konsultimeve, OPM-ja do të propozojë ndryshime dhe plotësime konkrete për Ligjin për kontribute për sigurimin social të detyrueshëm./Telegrafi/

Exit mobile version