Telegrafi

Kërkohet ndihmë për trajtimin e sëmundjes Susak, rastin e parë të regjistruar në Kosovë (Video)

24-vjeçarja nga Podujeva, Fitore Ibishi – me të cilën tani komunikohet vetëm duke i shkruar në letër – ka filluar nga tetori i vitit të kaluar të ketë simptoma të një sëmundje shumë të rrallë edhe në botë.

Në klinikën e Neurologjisë në QKUK ajo është hospitalizuar një muaj më vonë. Sipas etapave të zhvillimit të sëmundjes, mjekët dyshojnë se Fitorja vuan nga sindroma Susak, e përshkruar për herë të parë në vitin 1990.

Për shërimin e vajzës, familja Ibishi kërkon ndihmë. /Klan Kosova/