Familjarët e vogëlushit Kaon Gashi kanë kërkuar ndihmë financiare për shërimin e djalit të tyre.
Në njoftimin e bërë nga familja thuhet se, Kaon Gashi vuan nga një tumor në kokë, dhe se kostoja për kryerjen e operacionit është e papërballueshme për familjen.
Doktorët kanë rekomanduar familjen që Kaonin sa më shpejt të dërgojnë në Turqi.
Në Turqi, operacioni i tillë pritet të kushtoi rreth 80 mijë euro.
Për Kaonin mund të kontribuoni online në https://www.gofundme.com/
Në fotografinë më poshtë keni informatat se ku mund t’i dërgoni parat edhe përmes xhirollogarisë së nënës së tij.