Site icon Telegrafi

Kërkohet ndihmë financiare për shërimin e pesë vjeçarit nga Gjilani

Familjarët e Dion Gashit nga Gjilani kanë kërkuar ndihmë financiare nga qytetarët për shërimin e djalit të tyre.

Pesë vjeçari vuan nga sëmundja e leukemisë akute (Lymphoblastic) dhe ka nevojë për trajtim jashtë vendit, transmeton Telegrafi.

Shuma e nevojshme për trajtim në Turqi është 140 mijë euro.

Sipas familjarëve të tij, deri tani janë mbledhur 30 mijë euro ndërsa nevojiten edhe 110 mijë të tjera.

Llogaria Bankare është në emrin e nënës së Dionit, (Zade Gashit).

IBAN: XK05 20-32-0001839572-59

Swift Code: TEBKXKPR

Numri i telefonit: 049 552 527  /Telegrafi/

 

Exit mobile version