Familjarët e Ardijana Malokut nga Prizreni kanë kërkuar ndihmë financiare nga qytetarët për shërimin e 45 vjeçares, e cila vuan nga tumori në kokë.
Maloku është diagnostifikuar me sëmundjen “Cavernoma multiple”, që është lloj i tumorit.
Familjarët e 45-vjeçares kanë thënë se gjendja e saj është e rëndë dhe se kjo sëmundje duhet të trajtohet jashtë Kosovës, por që ata nuk kanë mundësi t’i mbulojnë shpenzimet e tretmanit në shumë prej 17 mijë eurove.
Të gjithë qytetarët që kanë mundësi mund të kontribuojnë në këtë numër të xhirollogarisë: XK051911003629021129 /Telegrafi/