Telegrafi

Kërkohet ndihmë financiare për shërimin e 26-vjeçarit nga Ferizaji

Familjarët e Jetmir Vehbiut nga Ferizaji, kanë kërkuar ndihmë financiare për shërimin e djalit të tyre, i cili është diagnostifikuar me leukemi.

Trajtimi i kësaj sëmundje prej të cilës është prekur 26-vjeçari ka kosto shumë të lartë, dhe është e papërballueshme për familjen e tij, prandaj kërkohet ndihmë nga qytetarët.

Shuma që nevojitet për trajtim është 110 000 euro, dhe trajtimi mund të bëhet vetëm në Turqi.

Të gjithë qytetarët që mund ta ndihmojnë Jetmir Vehbiun, më poshtë mund t’i gjejnë të dhënat.

Raiffeisen Bank
Lavdie Vehbiu
IBAN: XK05
SWIFT: RBKOXKPR
NR. LLOGARISE : 1504070000335738

Jetmirin mund ta ndihmoni edhe përmes GoFundMe në këtë LINK. /Telegrafi/