Telegrafi

Kërkohet ndihmë financiare për shërim për të aksidentuarit, Valon Qela dhe Egzon Kryeziu

Foto: Ilustrim

Valon Qela 29 vjeçar nga Mitrovica dhe Egzon Kryeziu, 27 vjeçar nga Prishtina kanë marr lëndime shumë të rënda trupore në një aksident komunikacioni i cili kishte ndodhur në aksin rrugor Ferizaj-Prishtinë, në janar të 2019-së.

Valoni dhe Egzoni për momentin gjenden në kujdesin intensiv, pa vetëdije që nga data 01/02.01.2019 në një nga spitalet e Stambollit, në Turqi.

Deri më sot shpenzimet për Valonin kanë arritur në vlerën prej 68.395.08 euro, ndërsa për Egzonin 114.000 euro, dhe nevojiten mjete tjera shtesë për të vazhduar tretmanin e domosdoshëm mjekësorë.

Për shkak të pamundësive të përballimit të shpenzimeve nga familjet, luten të gjithë qytetarët që brenda mundësive të japin kontribut për Valonin dhe Egzonin në këto xhirollogari bankare:

Kosovë, TEB Bank: 2014000164609957, në emër të nënës Metije Qela.

Për transferë nga diaspora TEB Bank: 2014000164609957, IBAN: XK052014000164609957 në emër të nënës, Metije Qela.

Si dhe për Egzonin në këtë në këtë xhirollogari bankare:

Kosovë, TEB Sha: 2021000164584387, në emër të Ramë Kryeziut

Për transferë nga Diaspora TEB Sha: 2021000164584387, Swift Code: TEBKXKPR. /Telegrafi/