Site icon Telegrafi

Kërkohet ndalja e sulmeve ndaj Kompanisë “Vita”

Kompania “Vita” edhe një herë bën thirrje për ndaljen e sulmeve, të cilat po vazhdojnë të vijnë nga disa mediume të caktuara për motive të tyre specifike.

Këto sulme nga këto qarqe po e dëmtojnë prodhuesin vendor në përgjithësi dhe kompaninë tonë, së bashku me mijëra partnerë në veçanti.

Ne e sigurojmë konsumatorin kosovar që qumështi dhe të gjitha produktet e tij janë 100 % nga qumështi – kjo mund të verifikohet nga mijëra fermerë që na furnizojnë me qumësht të freskët, thuhet në kumtesën e Kompanisë “Vita”.

Ne e sigurojmë konsumatorin kosovar që as një produkt yni nuk përmban asnjë gram pluhur qumështi – kjo mund të verifikohet në dogana të Kosovës, sepse ne asnjëherë nuk kemi importuar pluhur qumështi”.

Qarqet që kanë për qëllim dëmtimin tonë për të sulmuar kundërshtarët politikë e biznesorë duhet t’i japin fund kësaj kulture ku më së shumti po dëmtohet konsumatori kosovar dhe prodhuesi vendor, dhe po përfitojnë shtete si Serbia që mezi presin të rrisin eksportin e tyre.

Produktet vendore gjithnjë e më tepër po i zëvendësojnë ato nga importi dhe kësaj duhet t’i gëzohemi të gjithë. Ata që e pengojnë këtë trend duhet të demaskohen, thuhet në kumtesë. /Telegrafi/

Exit mobile version