Telegrafi

Kërkohet ndalja e importit ilegal të qumështit

Qindra protestues, prodhues dhe përpunues vendorë të qumështit, janë nisur me traktorë drejt qendrës së Prishtinës, nga parkingu prapa Pallatit të Rinisë, prej ku do të marshojnë rrugëve të qytetit, për t’u ndalur pastaj para objektit të Qeverisë.

Protesta e u organizua në shenjë pakënaqësie për mosrealizimin e kërkesave për marrjen e masave për ndalimin e importit ilegal të qumështit.

Prodhuesit dhe përpunuesit vendorë të qumështit kërkojnë ndërprerjen e hyrjes në treg të qumështit me çmim shumë të ulët, gjë e cila po e vështirëson punën e fermerëve dhe nuk po lë hapësirë në treg për prodhimet e tyre. /Telegrafi/