Deputeti i LSDM-së Goran Sugareski kërkon që të ndalojë me punë ”Komisioni për Lustrim” i cili udhëhiqet nga Tome Axhiev, transmeton Telegrafi Maqedoni.
”Duke pasur parasysh punën e deritanishme të këtij komisioni kërkojmë që të ndalohet puna pasi i lëndon të drejtat e njeriut. Edhe opozita por edhe opinioni kanë vërejtur se ky komision tani është shndërruar në vegël dhe armë e pushtetit.” thuhet në mes tjerash në reagimin e Goran Sugareskit./Telegrafi/