Telegrafi

Kërkohet ndalimi i ëmbëlsirave në formën e cigares

Doktorët dhe organizatat për mbrojtjen e konsumatorëve vlerësojnë se çokolatat dhe çamçakëzët në formë të cigare shtynë fëmijët dhe të rinjtë, siç thuhet në vërejtjen e tyre, që pirjen e duhanit ta konsiderojnë si një kënaqësi të padëmshme.

Në kuadër të kësaj dëshmojnë edhe rezultatet e studimeve më të reja amerikane sipas të cilave tek dymbëdhjetëvjeçarët të cilët hanë ëmbëlsira në formë të cigareve dyfishohet gjasa që edhe vet ata më vonë të bëhen duhanpirës, dhe kjo pavarësisht nëse prindërit e tyre pinë duhan ose jo.