Liljana Popovska nga Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë (RDM) tha në seancën kuvendore se Ligji për gjelbërim urban duhet të miratohet sa më shpejtë që të mundet pushteti lokal ta zbatoj, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas saj, ekologjia ishte temë e zgjedhjeve lokale dhe qytetarët e mbështetën masovikisht këtë program.
Ligji e ka kaluar leximin e parë me mbështetje të të gjithë të pranishmit dhe pritet që të miratohet menjëherë pas festave të fundvitit. Me këtë ligj sigurohet mbrojtje institucionale e gjelbërimit, por do të ndërmerren edhe obligime për rritjen e gjelbërimit të tanishëm përmes standardeve të reja për 25 metër katror gjelbërim për banor, si edhe më së paku 20% gjelbërim për ngastër ndërtimore./Telegrafi/