Site icon Telegrafi

Kërkohet masë disiplinore kundër aktorit Toni Mihajllovski

Ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski, ka urdhëruar të inicohet procedurë diciplinore kundër aktorit dhe drejtorit artistik të Teatrit Kombëtar të Maqedonisë, Toni Mihajllovski, për shkak të kërcënimeve të tij me jetë ndaj gazetarit Branko Triçkovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Ministria e Kulturës dënojnë ashpër gjuhën e urrejtjes nga ana e aktorit Mihajllovski dhe thonë se përveç përgjegjësisë penale, ekziston edhe përgjegjësi disiplinore në teatrin që është i punësuar.

Mihajllovski në profilin e tij në Facebook i është kërcënuar gazetarit Triçkovski, se do ta vriste personalisht pa i’u dridhur syri./Telegrafi/

Exit mobile version