Në seancën e 24-t të këtij procesi, e cila u zhvillua pak ditë më parë, organi i akuzës kërkoi deklarimin fajtor të Ndrevatës, por për shkak të rrezikshmërisë së pakët të personit, ky organ gjithashtu kërkoi që ai të vihet në një kohë prove prej 2 vjet e 6 muaj burgim, duke u pezulluar ekzekutimi i dënimit, kohë gjatë së cilës i dënuari të mos kryejë vepër tjetër penale, duke mbajtur gjithashtu kontakte me Shërbimin e Provës, raportoi Panorama.
Në seancën e radhës të këtij procesi, gjykata do të njihet me konkluzionet përfundimtare të palës mbrojtëse./Telegrafi/