Site icon Telegrafi

Kërkohet kthimi i 255 mijë veturave, drejtori i Subarus përulet dhe kërkon falje (Foto)

Yasuyuki Yoshinaga, drejtor i prodhuesit japonez të veturave, Subaru, i ka dhënë një mësim drejtuesve të kompanive automobilistike, me rastin e kërkimfaljes për defektet në makina.

Kur inspektorët zbuluan se 255 mijë vetura duhet të kthehen prapa, ai është përulur gjatë një konference për shtyp, duke kërkuar falje të thellë për të dëmtuarit, transmeton Telegrafi.

“Veturat janë shitur sikur të jenë tërësisht në rregull, ndërsa ishin me defekte të cilat mund të shkaktonin pasoja fatale. Ky është një skandal i madh”, ka thënë mes tjerash Yoshinaga.

Subaru është dëmtuar rreth 30 milionë euro, megjithëse konsiderohet si një nga kompanitë më prestigjioze të ekonomisë japoneze. /Telegrafi/

Exit mobile version