Forumi i patriotëve mendjehapur (FPM) konstaton se shtyrja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare është një nga humbjet e radhës të zyrtarëve të lartë të korruptuar që e kanë uzurpuar OBRM-PDUKM-në, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas FPM-së, pas kësaj humbje, koka e partisë në pushtet nuk do të ketë besueshmëri dhe legjitimitet që të udhëheqë një këshill shtëpiak, e lëre më një parti ose lëvizje.
Forumi thotë se nuk do të lejojnë që dikush të fshihet pas katër shkronjave të shenjta dhe të vazhdojë manipulimin dhe keqpërdorimin e anëtarësisë, si edhe ta lë partinë si peng të kriminelëve të falur.
FPM-ja u jep ultimatum zyrtarëve të lartë që udhëheqin me OBRM-në, që në një afat prej 10 ditësh, të tërhiqendhe të lejojnë orgamizim të kongresit të jashtëzakonshëmpartiak, ku do të zgjidhet udhëheqësia e re, që do të duhet të përbëhet nga obrm-istë të ndershëm, besnik të ideologjisë. Në të kundërtën, Forumi zotohet se do të fillojnë të mbledhin nënshkrime dhe ta organizojnë anëtarësinë në drejtim të organizimit të kongresit të jashtëzakonshëm të partisë./Telegrafi/