Telegrafi

Kërkohet kod telefonik për Kosovën

“Përpos vështirësive të zakonshme që hasen në fushën e telekomunikacionit, Republika e Kosovës përballet edhe me pengesa të tjera, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e telekomunikacionit dhe teknologjisë informative”.

Sipas tij, mungesa e këtyre kodeve, deri më tani është arsyetuar me statusin e pazgjidhur të Kosovës.

"Tani me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, njohjen ndërkombëtare të saj dhe hyrjen në fuqi të Kushtetutës, këto çështje kërkojnë zgjidhje të shpejtë në mënyrë që Republikës së Kosovës t’i jepet mundësia për të qenë partnere e barabartë në shoqërinë e Telekomunikacionit dhe Teknologjisë Informative”, ka thënë ministri Limaj.

Ministri Limaj po ashtu tha se Qeveria e Kosovës është e gatshme të kontribuojë me të gjitha resurset që disponon në zhvillimin e mëtejshëm të hapësirës unike informative të Evropës Juglindore, në fuqizimin e inovacioneve dhe investimeve për hulumtime dhe edukime në teknologji informative dhe të komunikimit. /Telegrafi/