Policia në Londër është vënë në kërkim të zeshkanes atraktive, e cila i ka shpenzuar paratë e huaja duke blerë ar, bizhuteri, rroba të shtrenjta, orë dhe rrotë për veturë.
Banka që mbetet e paemëruar nuk ka pasur mundësi të bllokonte kartelën të cilën ajo e shfrytëzonte, gjë që i dha mundësi asaj të bëjë pazare të shfrenuara, transmeton Telegrafi.
Sipas policëve, gruaja në fjalë është kjo në fotografi, e cila ka qenë në një dyqan në Manchester, ku ka shpenzuar një shumë të konsiderueshme parash.
Sipas të dhënave, ajo i ka blerë dhjetë shufra ari që peshojnë nga 100 gramë, duke paguar nga 26 mijë euro secilën. /Telegrafi/