Telegrafi

Kërkohet forcimi i masave në eurozonë

Kjo kërkesë vjen në drejtim të Presidentit të Bashkimit Evropian Herman Van Rompuy nga të dy Ministrat e financave pas një takimi në Paris.

Franca dhe Gjermania duan një monitorim dhe koordinim më të mirë në mes të 16 vendeve që përdorin si monedhë “euron”.

Ministrja franceze e financave Christine Lagarde dhe homologu i saj gjerman Volfang Shoeble thanë se masat e reja duhet të përfshijnë si sanksionet financiare, edhe ato politike, duke përfshirë ndalimin e të drejtave votuese të skelësve për çështje të eurozonës. /Agjencitë/Telegrafi/