Site icon Telegrafi

Kërkohet Evo Moralesi, Bolivia lëshon urdhër arrest për ish-presidentin – akuzohet për terrorizëm

Kërkohet Evo Moralesi, Bolivia lëshon urdhër arrest për ish-presidentin e vendit – akuzohet për terrorizëm

Gjykata e Bolivisë ka lëshuar urdhër arrest për ish-presidentin e vendit Evo Morales, i cili po akuzohet për terrorizëm dhe thirrje për protesta e rebelim, raportojnë mediat boliviane.

Akuzat ndaj Moralesit janë të bazuara në një video ku shihet duke biseduar me bashkëpunëtorët, që sipas autoriteteve të sigurisë kishte planifikuar të “bllokoj qytetet dhe t’i lë banorët pa ushqim”, transmeton Telegrafi.

Forcat e armatosura të Bolivisë kohë më parë kishin njoftuar se kanë urdhëruar forcat ajrore dhe ato të këmbësorisë, të “neutralizojnë” grupet e armatosura që operojnë jashtë kornizave ligjore të vendit.

Protestat dhe rebelimet në Bolivi filluan pas mbajtjes së zgjedhjeve në fund të nëntorit, ku Evo Moral fitoi. E në protestat e organizuara deri më sot janë vrarë tre persona dhe mbi 300 tjerë janë plagosur.

Si pasojë e presionit dhe protestave, Morale u detyrua të japë dorëheqje nga posti i presidentit të Bolivisë, duke u arratisur në Meksikë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version