Site icon Telegrafi

Kërkohet dy vjet burg për Neymarin dhe pesë për Rosellin!

Prokurorët spanjollë po kërkojnë një dënim me burg dyvjeçar për sulmuesin e Barcelonës, Neymar.

Gjithashtu po kërkohet edhe një dënim prej 10.6 milionë dollarësh për fshehjen e kontratës së transferimit të brazilianit prej Santosit.

Lexo po ashtu Këtu mund t'i lexoni të gjitha lajmet rreth Neymarit

Gjyqtari Jose Perals ka kërkuar edhe një dënim me pesë vjet burg për ish-presidentin e Barcelonës, Sandro Rosell dhe një dënim prej 8.4 milionë dollarësh, transmeton Telegrafi.

Çështja ka rrjedhur pas një ankese të një grupi investitorësh brazilian, të cilët kanë në pronësi të 40 për qind të aksioneve në transferimin e brazilianit.

Kujtojmë se klubi katalonas arriti një marrëveshje me prokurorët në muajin qershor duke paguar 5.5 milionë euro për akuzën e evazionit fiskal mbi transferimin e Neymarit, por apeli e hodhi poshtë këtë dhe çështja mori një kahje tjetër. /Telegrafi/

Exit mobile version