Telegrafi

Kërkohet dorëheqja e Koce Trajanovskit

Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë përsëri ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Bashkisë së Shkupit, Koce Trajanovski,për shkak të dëmeve nga përmbytjet, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Bashkërenduesi i grupit të këshillëtarëve të LSDM-së në Bashkinë e Shkupit, Damjan Mançevski, deklaroi në konferencë shtypi se ekzistojnë fakte të pamohueshme për përgjegjësinë e Trajanovskit.

Ai theksoi se viktimat e përmbytjeve janë pasojë e drejtpërdrejtë e mosndërmarrjes së masave për mbrojtje para vërshimeve dhe i mungesës së investimeve në infrastrukturë, veprim të gabuar gjatë përmbytjeve dhe paaftësia për ballafaqim me pasojat e vërshimeve./Telegrafi/