Sipas portalit SDM, shumica parlamentare kërkon nga anëtarët e Komisionit për antikorrupsion që të dorëhiqen për shkak të keqpërdorimeve të zbuluara nga Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP).
Nga ana tjetër, deputetja Frosina Remenski në konferencë shtypi tha se Antikorrupsioni duhet të dorëhiqet, pasi që nuk meritojnë të mbeten më tutje në atë pozitë, qoftë edhe një ditë.
Sipas saj, shumica parlamentare do të inicojë procedurë për shkarkimin e tyre, nëse nuk do të dorëhiqen vetëvetiu. Edhe Prokuroria Themelore Publike (PTHP) në Shkup formoi lëndë në bazë të zërave për harxhimin e mjeteve të buxhetit nga ana e anëtareve të Komisionit Shtetëror për parandalimin e korrupsionit.
“Pas deklaratave në mediume, prokuroria ndërmori masa për verifikimin e fakteve të lëndës, për mbledhje e të dhënave dhe dokumentacionin e duhur nga Drejtoria për të ardhurat publike dhe institucionet tjera të rëndësishme”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike./Telegrafi/