Telegrafi

Kërkohet dorëheqja e Agron Buxhakut nga QMK

Sindikataa e të Punësuarve kërkon dorëheqjen e drejtorit nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), Agron Buxhaku. Kryetari i Sindikatës së të Punësuarve në këtë drejtori, Ilija Bojarovski, ankohet se tashmë 6 muaj nuk po pranohet në takim nga drejtori, për të shprehur pakënaqësitë e punëtorëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa Agron Buxhaku drejtor në QMK thotë se kryetari i sindikatës nuk përfaqëson qëndrimin e sindikatës, pasi që nga viti i kaluar nuk kanë mbajtura as edhe një mbledhje të vetme brenda sindikatës. Ai madje shpreh dyshim se po punon aspirata të dikujt tjetër.

Nënkryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Qendrës për Menaxhim me Kriza, Ivan Mitrovski, për TV21 tha se nga fundi i vitit të kaluar nuk kanë mbajtur mbledhje brenda sindikatës. Sipas kryetarit, sindikata gjithsej numëron 48 anëtarë./Telegrafi/