Telegrafi

Kërkohet dialog për të drejtën autoriale muzikore në Maqedoni

Bashkësia biznesore kërkon dialog me Shoqatën për mbrojtjen e të drejtave autoriale muzikore në lidhje me shumën e kompenzimit për të drejtat autoriale, me qëllim të gjetjes së së një ujdie të pranueshme për të dy palët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në lidhje me këtë, Shoqata për teknologjitë informatiko-komunikuese pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë konsideron se duhet të paguhet kompenzim për të drejtën autoriale, por shuma e deritanishme, sipas tyre, është e lartë dhe duhet të gjindet një zgjidhje.

Ndërkaq, Bashkësia biznesore kërkon që Shoqata për mbrojtjen e të drejtave autoriale muzikore të jep raport se ku i harxhojnë paratë që mblidhen nga kompanitë, duke kërkuar njiherit që në Këshillun drejtues të kësaj shoqate të ketë një përfaqësues nga sektori i biznesit./Telegrafi/