Telegrafi

Kërkohet dënimi me kusht për policët që fotografuan Çavkovin në burg

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit kërkon dënim me kusht për policët, të cilët e fotografuan ish-drejtorin e Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, në burgun e Shuto Orizares.

“Pas hetimeve të realizuara, prokurori publik kompetent deri tek Gjykata Themelore Shkupi 1, ka dorëzuar propozim për të dënuar me kusht dy persona zyrtar nga Burgu i Shutkës. Personat dyshohet se kanë kryer veprën penale “inçizim joligjor””, thonë nga Prokuroria, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përndryshe, më 30 nëntor të vitit të kaluar zyrtari policor i cili ka qenë në detyrë fotografoi Mitko Çavkovin në burgun e Shutkës, i cili në atë kohë ndodhej në paraburgim, si i dyshuar për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Lexo po ashtu Çavkov ”shijon” një orë liri brenda burgut (Foto)

Fotografia u shpërnda me të madhe në rrjetet sociale, ndërsa kishte prej atyre që edhe talleshin me Çavkovin./Telegrafi/